Hoxhaj në konferencën ndërkombëtare PanEuropa, vlerëson lart mbështetjen e miqve ndërkombëtarë për pavarësinë e Kosovës

Mos i humb

Është mbajtur sot në Prishtinë, konferenca ndërkombëtare e PanEuropa-Kosova, me temën “Një dekadë e pavarësisë – Rruga Europiane e Kosovës”, ku morën pjesë diplomatë të njohur evropianë, përfshirë Presidentin e Unionit Pan-Europian, Alain Terrenoirre dhe ish-eurodeputeti Bernd Posselt, ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, si dhe personalitete të njohura nga vendet e rajonit.

Konferencën e ka hapur zv/kryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka folur për rrugën e Kosovës drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit, sfidat dhe raportet e Kosovës me shtetet tjera.

Zv/kryeministri Hoxhaj tha se anëtarësimi në Bashkimin Europian është qëllimi më i lartë gjeostrategjik i Kosovës, ndërsa theksoi se Kosova ka popullin më pro-perëndimor në Ballkan.

Hoxhaj tha se Kosova nuk do ta harrojë ndihmën e miqve ndërkombëtarë dhe kontributin e tyre në realizimin e aspiratës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, duke shtuar se falë tyre, Kosova sot është dëshmuar të jetë një storie suksesi.

Asnjëherë nuk do ta harrojmë rrugëtimin e gjatë që kemi pasur, të luftës për liri dhe pavarësi. Rrugë me përplotë sakrifica, por me plotë shpresa për realizimin e aspiratave të shumë gjeneratave për pavarësi dhe për ta pasur shtetin tonë. Kosova kurrë nuk do ta harrojë ndihmën dhe kontributin e miqve tanë ndërkombëtarë, të cilët janë të shumtë dhe janë kudo nëpër botë, që u angazhuan për Kosovën, që ajo sot të jetë një storie suksesi e ndërtimit të shtetit nga themelet”, ka thënë Hoxhaj.

Zv/kryeministri Hoxhaj ka folur për sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare, njohjen diplomatike dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, si dhe marrëdhënien kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Europian, përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit