Hoxhaj pas takimit me delegacion europian shprehet optimist për liberalizimin e vizave

Mos i humb

Zv/kryeministri Enver Hoxhaj ka mbajtur një konferencë për media pas takimit me delegacionit europian të kryesuar nga David McAllister është shprehur optimist për liberalizimin e vizave.

Ai tha se kanë biseduar për tri tema të rëndësishme dhe se Kosova nuk ka pasur asnjëherë më shumë vëmendje nga ndërkombëtarët.

“Kemi biseduar për tri gjëra të rëndësishme. Par liberalizimin e vizave e fitova një përshtypje që pas zgjedhjeve të majit në Parlamentin Europian mund të krijohet një rrethanë e re që do të mund merret një vendim pozitiv për Kosovën”.

“Zgjedhjet mbahen në maj të këtij viti dhe duket që arsyeja e kryesore e një mosvendimmarrje për Kosovën ka qenë procesi i zgjedhjeve brenda parlamentit, ka pasur të bëjë me zgjedhjet e 2019. Në këtë verë kur të mbahen zgjedhjet mund të jetë fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut që mund të ketë një vendimmarrje”.

“Nuk ka ndonjë vit që Kosova ka pasur më shumë vëmendje europiane dhe amerikane. Në vitin 2019 ne jemi prioritet, varet nga ne se si do të lëvizim përpara”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit