McAllister: Kosova ka mbështetjen e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave

Mos i humb

Zv/kryeministri Enver Hoxhaj sot priti në takim delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, që kryesohej nga David McAllister, me të cilët ka biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova e veçmas për liberalizimin e vizave.

Pas këtij takimi, në një konferencë shtypi, McAllister ka theksuar se Parlamenti Europian do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën drejt procesit të liberalizimit të vizave.

Edhe zv/kryeministri Hoxhaj u shpreh optimist për çështjen e liberalizimit të vizave duke thënë se mund të ketë lajme të mira në verën e këtij viti.

“Kemi diskutuar për liberalizmin e vizave, fitova një përshtypje që pas zgjedhjeve në Bashkimin Europian në maj të këtij viti, mund te krijohet një rrethanë e re dhe në verë mund të ketë vendimmarrje pozitive”, deklaroi Hoxhaj.

Po ashtu, zv.kryeministri u shpreh se evropianët janë të vendosur që të mbyllet dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa ishte diskutuar edhe çështja e taksës për produktet serbe dhe boshnjake.

“Rrallë herë i kam parë europianët më të vendosur qe të mbyllet dialogu Kosovë-Serbi me njohje të ndërsjellë. Një shqetësim të tretë qe e kishin ishte çështja e taksës. Duan ta shohin pezullimin e taksës si mundësi për vazhdim të dialogut”, vijoi Hoxhaj.

Kryesuesi i delegacionit të Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, ka bërë të ditur se gjatë takimit të zhvilluar me zv/kryeministrin Enver Hoxhaj, kanë biseduar për dialogun me Serbinë si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave.

Ndërsa, McAllister ka theksuar se Parlamenti Europian do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën drejt procesit të liberalizimit të vizave.

“Ne kemi diskutuar rreth procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Ne po ashtu kemi diskutuar për çështjen e liberalizimit të vizave dhe dëshirojmë t’i sigurojmë qytetarët se Parlamenti Europian është partner i Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështes atë gjatë këtij procesi”, tha McAllister.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit