Hoxhaj: Qeveria e ka prioritet krijimin e vendeve të punës

Mos i humb

Zv/kryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj mori pjesë në simpoziumin ekonomik Francë – Kosovë. Në këtë konferencë, zv/kryeministri Hoxhaj deklaroi se Kosova dhe shtetndërtimi i saj janë storie suksesi falë miqve dhe aleatëve të saj, siç është Franca.

Zv/kryeministri Hoxhaj theksoi se prioritet i Qeverisë së Kosovës mbetet zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës për qytetarët e Kosovës. Ai shtoi se Kosova ka arritur ta përdorë MSA-në si platformë për reformimin e shoqërisë dhe ekonomisë.

“Prioritet i Qeverisë së Kosovës mbetet zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës. Megjithëse si shtet i ri kemi shumë sfida, kemi arritur që ta përdorim MSA-në si platformë për reformimin e shoqërisë dhe ekonomisë”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj, në fjalën e tij në simpoziumin e parë ekonomik mes Kosovës dhe Francës.

Zv/kryeministri Hoxhaj foli për progresin që ka shënuar Kosova në të bërit biznes, sipas indeksit të Bankës Botërore, duke lëvizur me dhjetëra vende përpara. Ai tha se pozita e favorshme gjeografike e Kosovës u mundëson bizneseve të huaja që të depërtojnë nëpër vendet e tjera të rajonit me produktet e tyre.

“Duke investuar në Kosovë, bizneset franceze shfrytëzojnë pozitën e favorshme gjeografike të Kosovës për të bërë biznes edhe në vendet e tjera të rajonit. Mirënjohës për mbështetjen e Francës për Kosovën”, ka përfunduar zv/kryeministri Hoxhaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit