Hoxhaj takon zyrtaren e lartë austriake: Kosova së shpejti pa viza

Mos i humb

Zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar në Prishtinë zv/ministren e brendshme të Austrisë, Karoline Edtstadler, e cila ndodhet për një vizitë në Kosovë.

Në këtë takim, Hoxhaj e ka informuar zyrtaren e lartë austriake për zhvillimet në Kosovë dhe veçmas pritjet e tij për liberalizimin e vizave.

Sipas Hoxhaj, është me rëndësi përkrahja austriake në këtë kohë meqë udhëheq me presidencën e radhës së BE-së. Ai ka thënë se Kosova ka përmbushur kriteret për vizat dhe me të drejt qytetarët meritojnë të lëvizin së shpejti pa viza drejt zonës schengen.

Edhe zyrtarja e lartë austriake ka ofruar mbështetjen e shtetit të saj duke thënë se përkrahja nuk do të mungoj dhe gjatë muajve të ardhshëm do të sqarohet edhe më shumë situata./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit