Krimi në AKI, me në fund vjen reagimi i ministrit të Drejtësisë

Mos i humb

Krimi i ndodhur sot brenda objektit të AKI-së ka shokuar gjithë vendin. Ndaj këtij akti ka pasur reagime të shumta.

Tek pas gjashtë orësh nga kryrje së krimit, ka ardhur edhe ragimi i ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ai e  ka dënuar fuqishëm aktin e incidentit të ndodhur sot në ndërtesën e Agjencionit të Kosovës për Inteligjencë ku një person rreth të 40-ve mbeti pa shënja jete nga kolegu.

Në një prononcim të tij për klankosova.tv, Ministri Tahiri ka theksuar se reagimet ndaj sjelljeve abuzive në vendin e punës duhet të jenë të fuqishme për të parandaluar aktet e tilla:

”Si Ministër i Drejtësisë dhe si qytetar i Republikës së Kosovës, dënoj fuqishëm aktin e incidentit që ka ndodhur sot brenda institucionit më të lartë të sigurisë në vend, AKI-së, i cili për pasojë la humbjen e jetës së një punonjësi. Reagimet tona kolektive ndaj sjelljeve abuzive në vendin e punës duhet të jenë të fuqishme dhe të na nxisin që të reflektojmë për masat parandaluese të akteve të tilla”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit