Humb jetën në aksident shqiptari në Itali, tre të plagosur

Mos i humb

Një aksident ka ndodhur në Cervere, ku si pasojë një 49-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Sapo u dha alarmi për aksidentin, zjarrfikësit mbërritën me urgjencë në vendngjarje dhe tentuan të nxirrnin jashtë makinës shqiptarin, por ai kishte humbur jetën në vend për shkak të përplasjes.

49-vjeçari me iniciale M . A., humbi jetën në vend, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan me urgjencë në spital.

Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor i cili po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit