Hyn në fuqi reduktimi i prodhimit të naftës të OPEC-ut dhe shteteve jashtë OPEC-ut

Mos i humb

Vendimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe atyre jashtë OPEC-ut për reduktimin e prodhimit ditor të naftës për 500.000 fuçi hyri në fuqi sot.

Vendimi në fjalë ishte marrë pas Mbledhjes së 7-të të Ministrave i organizuar në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, më 6 dhjetor 2019.

Në kuadër të vendimit, vendet e OPEC-ut dhe jashtë OPEC-ut do të reduktojnë për 500.000 fuçi në ditë prodhimin e naftës së papërpunuar. Reduktimi do t’i shtohet reduktimit të mëparshëm që vazhdon që nga dhejtori i vitit 2018 prej mesatarisht 1,2 milion fuçish në ditë dhe do të zbatohet deri në fund të marsit të vitit 2020.

Arabia Saudite do të marrë përsipër pjesën më të madhe të barrës së shkurtesës prej 500.000 fuçish në ditë duke ulur prodhimin e saj individual me 167.000 fuçi, kishte njoftuar ministri i Energjisë, princi Abdulaziz bin Salman, para përfaqësuesve të mediave më 6 dhjetor në Vjenë.

Arabia Saudite gjithashtu në bazë vullnetare do të ulë prodhimtarinë e naftës së papërpunuar për 400.000 fuçi në ditë, që do të çojë sasinë e përgjithshme në 2,1 milionë fuçi në ditë nga 1 janari i vitit 2020, ka deklaroi ai.

Pas vendimit të shkurtimit shtesë, ekspertët presin që çmimet e naftës së papërpunuar të rriten në tregun global të naftës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit