Hyn në fuqi vendimi, Covid-19 mbyll nga sot Parisin dhe 8 qytete të mëdha franceze, në karantinë pas orës 21:00

Mos i humb

Kina ‘godet’ Australinë përmes tregtisë së mineraleve dhe pambukut

Tensionet e përshkallëzuara dypalëshe kanë rezultuar që Kina "jozyrtarisht" t'u kërkojë tregtarëve të pambukut dhe xeheve të ndalojnë blerjen e produkteve nga...

Studimi i fundit, Covid-i “i gjatë”/ Kush është më i rrezikuar?

Mosha e shkuar dhe pasja e një vargu simptomash fillestare rrit rrezikun e Covid-it të gjatë – thonë shkencëtarët.

Anija turke futet në zonën e Rodos, Greqia kërcënon hapur: Do marrim vendime ekstreme

Navtex i ri i Oruc Reis u lëshua mbrëmjen e së mërkurës vonë nga Turqia, duke ngritur një zonë hetimi në 24...

1500 specializantë i shtohen sistemit shëndetësor

Sot sistemit shëndetësor i janë shtuar 1500 specializantë. Kështu ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë...

Masat kundër koronavirusit kanë hyrë në fuqi më 17 tetor në Paris dhe në 8 qytete të tjera të mëdha të Francës. Ky vendim i autoriteteve franceze vjen pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Nga ora 21:00 deri në orën 6:00 do të jetë ora policore, e cila pritet t’i afektojë 20 milionë njerëz. Kjo masë vjen pasi një ditë më parë autoritetet regjistruan, më shumë se 25,000 raste me COVID-19 në mbarë Francën.

Përderisa ora policore ka marrë mbështetjen e publikut, zyrtarët në disa qytete franceze druajnë se masat kundër koronavirusit, do të kenë ndikim të madh në aspektin social dhe ekonomik të vendit.

Masat në Francë do të jenë në fuqi për të paktën katër javë. Pronarët e restoranteve kanë kundërshtuar orën policore, duke thënë se kjo nuk ka kuptim, për shkak se tashmë autoritetet kanë vendosur rregulla strikte të distancës fizike.

Në mbarë Francën po ashtu janë ndaluar dasmat dhe ndejat e tjera publike dhe njerëzit janë udhëzuar që në tubimet private në shtëpi, të mos mblidhen më shumë se gjashtë persona.

Në gjithë Evropën së fundmi është regjistruar numër i lartë i rasteve të reja me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, Gjermania ka regjistruar 7,830 raste të reja – shifra më e lartë e infektimeve ditore që prej se ka nisur pandemia. Në total, në Gjermani janë regjistruar 356,387 raste me koronavirus dhe 9,767 viktima.

Në Austri, qeveria ka njoftuar se ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg është infektuar me koronavirus, pasi kishte marrë pjesë në një takim me homologët e tij të Bashkimit Evropian më 12 tetor, andaj si preventivë, të gjithë pjesëtarët e Qeverisë austriake do t’i nënshtrohen testit për COVID-19.

Italia po mëton të vendosë masa të reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit, teksa brenda 24 orëve janë regjistruar 8,804 raste të reja me këtë virus.

Në Shtetet e Bashkuara, kanë vdekur më shumë se 218,000 persona dhe mbi 8 milionë persona janë infektuar.

Në mbarë botën, 1,1 milion persona kanë vdekur nga virusi dhe 39,2 milionë janë infektuar./rel

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rikthehet “Përbindëshi i Detit Kaspik”

Në brigjet perëndimore të Detit Kaspik shfaqet një relikt që ngjan me një përbindësh gjigant uji. Është e vështirë të imagjinosh që...

Mitsotakis: Jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pë kufijtë detarë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pas një takimi me presidentin qipriot Nicos Anastasiades dhe atë egjiptian Fatah al Sisi në Nikozia, kryeministri grek...

Frikë nga mbyllja? Rriten shitjet e letrës higjienike dhe dezinfektantët në Gjermani

Rriten sërish shitjet e letrës higjienike dhe dezinfektuesit në Gjermani. Kështu ka deklaruar zyra e Statistikave, teksa shteti me ekonominë më të...

Policia Rrugore me Lamborghini Huracàn: Padova-Romë në tre orë!

Policët Rrugorë në Sant’Agata Bolognese kanë transportuar një veshkë nga Padova në Rome për 3 orë, gjatësi e cila zakonisht përshkohet për 5...

I frikshëm apo i mahnitshëm? Pamjet e hotelit më të veçantë

Nëse po kërkoni një vend pranë detit, dhe larg njerëzve, atëherë ky hotel në Suedi është i duhuri për ju.