Hyn në zyrat e qarkut të Vlorës dhe vjedh disa dokumente, shpallet në kërkim autori

Mos i humb

Një vjedhje është regjistruar mbrëmjen e kaluar në zyrat e qarkut të Vlorës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se person ende i paidentifikuar kane hyrë në zyrat e qarkut, ku ka marrë disa dokumente.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë ka reaguar drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Bardhyl Gjika.

Ai pohoi për mediat se hajduti ka hyrë nga dritarja e zyrës së zëdhënësit dhe më pas ka hapur zyrat e pronave.

Mes të tjerash Gjika pohoi se aktualisht po bëhet inventarin për të parë se çfarë mungon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit