I dehur dhe i dhunshëm, 50-vjeçari pret me thikë vajzën e mitur

Mos i humb

Një 50-vjeçar me inicialet P.Sh në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve të tij.

Mësohet se 50 vjeçari në banesën e tij, nën e efektin e pijeve alkoolike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij dhe ka plagosur lehtë në dorë me mjete prerëse, thikë, vajzën e mitur.

Policia e Vlorës njofton se ndërhyrja në kohë e efektivëve bëri të mundur që ngjarja të mos përshkallëzohet, duke parandaluar një krim në familje.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale ”Dhuna në familje”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit