Pantina: Shpenzimet për festa janë të kota, më mirë të ndërtohen çerdhe

Mos i humb

Deputetja nga Partia Social Demokrate, Shqipe Pantina gjatë seancës që po mbahet për shpenzimet e paparashikuara të rezervave të shtetit, tha se shpenzimet të cilat po bëhen për festa dhe përvjetorë më mirë do të ishte që këto mjete të shpenzoheshin në ndërtimin e çerdheve apo shpenzoheshin në mbrojtjen dhe pastrimi  e ambientit.

“Të gjitha këto shpenzime të paparashikueshme që po shkojnë për festa dhe për përvjetorë më mirë do të ishte që të shkoni për çerdhe dhe për mbrojtjen të mjedisit”, tha Pantina.

Ndërsa Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se së shpejti do të del në pah lista e shpenzimeve të Pavarësisë. Sipas tij ajo listë do të del me shifra shumë më të vogla sesa ajo që po flitet tani.

“Së shpejti do të japim raportin preliminar i shpenzimeve për Pavarësinë e Kosovës cili është me një shumë më të vogël e jo ajo për çka po flitet sot”, tha Hamza.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit