I dënuar me 8 vite burg në Belgjikë, GJKKO i sekuestron pasurinë Flamur Sinanajt

Mos i humb

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurisë së shtetasit Flamur Sinanaj. Ky shtetas rezulton i dënuar për trafikim kokaine me 8 vite burg në Belgjikë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, përmes një njoftimi për mediet bën të ditur se “bazuar në parashikimet e ligjit nr.10 192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasit Flamur Sinanaj dhe personave të lidhur me të.

Shtetasi Flamur Sinanaj, është subjekt i ligjit nr.10 192/2009, pasi në bazë të vendimit nr. 5736 datë 01.12.2010, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Antverpen, dega Antverpen, dhoma 8C, është dënuar me 8 (tetë) vjet heqje lirie dhe 5.000 (pesë mijë) Euro gjobë, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, të llojit kokainë”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, si pjesë e një organizate kriminale, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës”, njofton SPAK.

“Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.1, datë 09.01.2024, (vendim i cili ka marrë formë të prerë në datën 09.04.2024), ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të luajtshme dhe paluajtshme”, vijon njoftimi.

Në njoftim pasqyrohet edhe pasuria e cila i është sekuestruar shtetasit Sinanaj.

Pasuria e sekuestruar:
-Apartament me sipërfaqe 76.5 m2, me adresë rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 70.000 Euro;
-Njësi me sipërfaqe 163 m2, me adresë rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, përfituar sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 280.000 Euro;
-Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 123 m2, në Rrugën “Reshit Petrela”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 15.990.000 Lekë;
-7 (shtatë) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 660 854 Euro;
-3 (tre) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 7.574.664 Lekë;
-Motor Uji “Yamaha”, tipi motor Deti “Jetski”, viti i prodhimit 2016;
Varkë Vetorizine e përdorur “Yamaha 242X Limited USA”, viti i prodhimit 2017, me gjatësi 7.45 m;
-Automjet, marka “GMC”, modeli SIERRA SLT, tipi Kamion, viti i prodhimit 2011;
-Automjet, marka “Mercedes Benz”, modeli B180CDI, tipi 146, viti i prodhimit 2012;

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit