I dënuar në Itali për drogë, i konfiskohet pasuria në Kukës

Mos i humb

Gjykata e Kukësit pranon kërkesën e prokurorisë së qytetit në veri të vendit për konfiskimin e pasurive të shtetasit Sh.H, i dënuar në Itali për akuzën e “Shpërndarjes së lëndëve narkotike”.

Sipas njoftimit për mediat, Prokuroria Kukës, më datë 13.01.2020 ka regjistruar referimin pasuror nr. 1, mbi bazën e materialeve referuese të ardhura nga Prokuroria e Krimeve të Renda Tiranë, më datë 14.12.2019, në ngarkim të shtetasit Sh.H, i cili rezulton me rekorde kriminale në Itali.

 “Ky shtetas është arrestuar në Itali për shpërndarje lënde narkotike, kokainë. Sipas të dhënave të regjistruara në regjistrin e gjendjes gjyqësore të Republikës së Italisë për shtetasin Sh.H. rezulton se më 06.07.2012 është dënuar për veprën penale “posedim i paligjshëm i lëndëve narkotike”. Sipas këtij vendimi është dënuar me 8 muaj burgim dhe 4000 euro gjobë, dhe më pas pezullimin me kusht të dënimit sipas nenit 163 të Kodit Penal. Në kuadër të këtij procedimi pasuror mbi kërkesën e prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës vendosi; Pranimin e kërkesës”, njofton Prokuroria e Kukësit.

Gjykata ka vendosur sigurimin pasuror të sekuestros mbi pasuritë e paluajtshme në zotërim të shtetasit Sh.H. mbi: Pasuria nr. 33/13+4-1, Vol.7, Fq. 46, me sipërfaqe 78m2, me adresë në lagjen nr.4, të regjistruar në emër të H; Pasuria 33/13+4-4, me sipërfaqe 78 m2, në pronësi të shtetasve E.H., R.H dhe Sh. H; Automjet “Mercedez Benz”, e regjistruar në pronësi të shtetases F.H.; dhe Automjet “Audi A3”, në pronësi të shtetases F.H”, lexohet në njoftim.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit