Prishtina, aktivitete festive për ditëlindjen e Skënderbeut

Mos i humb

Organizata Shqiptaria dhe Korporata Kryeziu, në bashkëpunim me shoqatat simotra Kufijtë e Arbrit, Lëvizja e Deçanit, dhe mbështetur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Shoqata Artistët për Artistë, do të organizojnë sot festimet për datëlindjen e heroit të madh kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeu, duke filluar nga ora 11:00 deri në orët e vona të natës në sheshin që mban emrin e heroit tonë të madh në Prishtinë.

​Ngjarja do të nis me një simpozium shkencor në Instituti Albanologjik, ku studiues të ndryshëm do të prezantojnë kumtesa rreth gjetjeve të reja për jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit.

Ky simpozium do të ndiqet nga hapja e një ekspozite arti, ku artistët shqiptarë do të paraqesin veprat e tyre të dedikuara heronjve kombëtarë.

Programi vazhdon me një varg aktivitetesh festive dhe artistike që përfshijnë arritjen e maratonistëve me pishtarin e lirisë nga Prekazi, performancat e aktorit të madh shqiptar Xhevat Limani si Skënderbeu, si dhe prezantime nga klubi i pilotëve me paragllajd.

Pasdite do të ketë paraqitje të këngëtarëve dhe ansambleve tradicionale shqiptare, duke përfshirë emra të njohur si Shkurte Fejza dhe Nikollë Nikprelaj, e shume këngëtarë të tjerë, si dhe performancat e grupeve të muzikës rock dhe pop deri në orët e vona të natës.

Ky festim është një rast për të nderuar trashëgiminë dhe kontributin e Skënderbeut në historinë dhe kulturën shqiptare, si dhe për të festuar unitetin e popullit shqiptar.

Skënderbeu (1405-1468) konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit