“I gjithë shteti është më këmbë”, kreu i emergjencave civile: Zjarri në pjesën jugore të Sazanit, plan i detajuar, të gjitha forcat në terren

Mos i humb

Kreu i emergjencave civile Haki Çako ka folur për situatën në Sazan, ku prej disa ditësh vijon zjarri.

Çako tha se është bërë një plan i detajuar dhe se të gjitha strukturat janë në terren për shuarjen e flakëve.

“Jemi në monitorim nga ajri. Situata është e njëjtë. Zjarri vijon, por është bërë një plan për izolimin e tij në pjesën jugore.

Të gjitha forcat zjarrfikëse, të agjencisë së zonave të mbrojtura dhe të Forcave të Armatosura janë në terren.

Është një zonë e vështirë për shkak të terrenit.

Është i shkëputur dhe ka pak opsione për furnizimin me ujë.

Po ndiqet situata hap pas hapi dhe besoj do vendoset nën kontroll.

Zjarr mbetet aktiv.

Është një zonë në pjesën jugore të ishullit që ka marrë zjarr para disa ditësh. Shkaqet janë duke u hetuar.

Është detyrë e jona dhe gjithë strukturave që do vazhdojë të bëhet.

Jo çdo zjarr kërkon helikopter, megjithatë jemi duke vlerësuar dhe maksimalizuar të gjitha mundësitë.

Mjetet që janë në proces rehabilitimi do jenë shumë shpejt në operacion.

Ju siguroj se të gjitha strukturat, kapacitetet dhe i gjithë shteti është në këmbë”, deklaroi Çako.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit