I vdiq gruaja gjatë lindjes, burri i Elisabeta Lamajt kërkesë kryeprokurorit për zbardhjen e ngjarjes

Mos i humb

Kryeprokurori Olsian Çela ka qenë sot në Fier ndërsa gjatë vizitës në Prokurorinë e Fierit është ndalur nga një qytetar.

Në fakt ka qenë bashkëshorti i Elisabeta Lamajt, e cila ndërroi jetë gjatë lindjes rreth një muaj më parë që i “preu” rrugën Çelës dhe i kërkoi që të mos zvarriten hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Elisabeta ndërroi jetë në sallën e lindjes ndërsa mjekët thanë fillimisht se ajo pësoi trombozë dhe infarkt.

Familjarët ndërkohë akuzojnë mjekët për neglizhencë.

PJESË NGA BISEDA: 

Qytetari: Të gjithë e kanë neglizhuar këtë çështje, askush nuk më ka thirrur. Kërkoj ndihmën tuaj. Jam bashkëshorti i Elisabeta Lamajt që ka ndërruar jetë në spital në datën 10 prill. Mjekët janë në punë, askush nuk më ka pyetur nga prokuroria, të gjithë e kanë neglizhuar këtë çështje.

Olsian Çela: Paraqisni pretendimet tuaja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit