
Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (IA) deklaroi se në protestat kundër rritjes së çmimit të karburantit në Iran kanë humbur jetën të paktën 304 persona, ndër të cilët 12 ishin fëmijë.
Në deklaratën me shkrim Drejtori i Përgjithshëm i organizatës, përgjegjës për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Philip Luther përdori shprehjen: “Regjimi i Iranit, me shqetësimin se do të dalë në shesh që ka masakruar qindra njerëz në protestat në mbarë vendin, për të parandaluar dëshmitë e dëshmitarëve okularë, ka filluar të vjellë frikë dhe të bëjë presion. Autoritetet iraniane, në vend që të vazhdojnë këtë fushatë shtypëse, duhet që ti lirojë menjëherë dhe pa kushte ata që ka arrestuar sipas dëshirës”.
Gjatë protestave të zhvilluara në mbarë vendin kundër rritjes së çmimit të karburantit në Iran kanë humbur jetën të paktën 304 persona, ndër të cilët 12 ishin fëmijë.
Pretendohet se “forcat iraniane të sigurisë kanë hapur zjarr ndaj protestuesve të paarmatosur, të cilët nuk përbëjnë rrezik dhe shumica e vdekjeve është shkaktuar pasi janë marrë në objektivë me armë zjarri koka, zemra, qafa si dhe organet e tjera jetësore të protestuesve”.
Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se mijëra njerëz janë arrestuar dhe ndër ta ka edhe fëmijë nën moshën 15 vjeç. Pretendohet se shumë njerëz janë torturuar dhe mbahen të burgosur nëpër garnizone ushtarake ose në shkolla.
Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë, në deklaratën e fundit të bërë më datën 2 dhjetor, bënte të ditur se numri i personave të vrarë në protestat në Iran kishte arritur në 208.


