Ibrahimaj: Indeksojmë pensionet për të minimizuar efektet e inflacionit të luftës

Mos i humb

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se qeveria do të vijojë me politikën e indeksimit të pensioneve për të minimizuar efektet e inflacionit të luftës në jetën e tyre.

Në një deklaratë për mediet, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj bëri të ditur se pensionistët do të indeksohen në bazë të inflacionit.

“Në fakt ne kemi të parashikuar në buxhet për këtë vit një fond, i cili i dedikohet mbështetjes sociale. Po punojmë intensivisht për rritjen e pagave dhe do të synojmë që pagat të rriten gjatë vitit jo vetëm për punonjësit e administratës publike, por edhe ata në sektorin privat”, deklaroi Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se një hap i rëndësishëm ishte ai i rritjes së pagës minimale nga 1 prilli duke e çuar në 40 mijë lekë, që do të ketë një impakt jo vetëm për pagamarrësit por edhe në të gjithë strukturën e pagave.

Sa i përket pensioneve, Ibrahimaj informoi se do të indeksohen në bazë të inflacionit.

“Sa i përket pensioneve, ne kemi ndjekur një politikë indeksimi të pensioneve në bazë të inflacionit. Pensionet u indeksuan 2 herë vitin e shkuar dhe do të vijojmë me politikën e indeksimit në mënyrë që efektet e krizës dhe çmimeve të shtuara prej “inflacionit të luftës” të mos kenë ndikim në jetën e pensionistëve”, tha ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit