Idrizi: Nuk jam i kënaqur me punën e gjykatave tona

Mos i humb

Instituti i Kosovës për Drejtesi së bashku më ambasaden britanike në Prishtinë dhe NED, kanë organizuar një tryezë për të diskutuar performancen dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit me temen “Luftimi i korrupsionit, pa kontroll të gjyqësorit”.

Gjatë këtij diskutimi është prezantuar monitorimi sistematik i rasteve të korrupsionit në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, i cili përmbanë gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet konkrete lidhur me efikasitetin e luftës së korrupsionit.

Në tri vitet e fundit (2015,2016,2017) përmes kontrollit gjyqësor janë mbyllur 883 raste me 1553 persona. Prokurori i shtetit ka mbyllur rastet e hetimeve parapenale dhe penale ndaj 1794 personave që janë raportuar lidhur me dyshimet për veprat penale të korrupsionit. Prej tyre ndaj 1006 personave prokurorët kanë hudhur kallximin penal, kurse ndaj 788 personave kanë pushuar hetimet.

Gjykata e Kosovës, sipas aktakuzës së paraqitur nga sistemi prokurorial i Kosovës, gjatë viteve 2015, 2016 dhe 2017 kanë marr aktgjykim ndaj 639 personave të akuzuar për korrupsion.

Ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë, Ruairi O’Conmell, duke folur për raportin në fjalë ka kërkuar që institucionet e kosoves të jenë transparente ndaj publikut sepse në këtë form mund të arrihet luftimi i korrupsionit.

“Struktrura gjyqësore, kshilli prokurorial kanë për detyrë dhe obligim ligjor të bëjën një gjë të tillë, të ushtrojn rolin dhe ndikimin e tyre sa më efikas dhe të pavarur. Duhet të ketë mekanizëm të duhur në vlerësim e performacës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ne presim që ky këshill të drejtohet nga këshilli prokurorial ne presim që organet e drejtësis të jenë transparente ndaj publikut sepse kjo është mënyra më e mirë që të luftohet kurrupsioni. Prokuroret dhe gjyqtarët nuk duhet të friksohen nga transparenca kjo ndikon edhe në përmirsimin e punës së tyre”, shtoi ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Conmell.

Kryesuesi i Kshillit Gjyqësor të Kosovës, Z. Nehat Idrizi, tha që dukuria e korrupsionit është preokopim global, dhe thotë që nuk jemi të kënaqur me punën e gjykatave tona.

“Pa dashur të hyjë në analiza të thella rreth këtyre pohimeve apo posedimeve lidhur me prezencen e korrupsionit në gjyqësor, duke qenë se qëndroj në krye të institucionit, mund të them që nuk jam plotësisisht i kënaqur me punën e gjykatave tona”. /KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit