Shpend Ahmetit i rrezikohet posti, dërgohet në kushtetuese

Mos i humb

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Prishtinë.

Kjo kërkesë ka ardhur pasi që kjo parti ka vlerësuar se disa vendime të cilat janë marr nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme nuk i kanë trajtuar ankesat si duhet.Kandidati i LDK-së që ka qenë për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi tha se vendimet e PZAP-it dhe Gjykatës supreme kanë qenë vendime arbitrare karshi të drejtave të tyre.

“Kërkesa jonë kushtetuese apo ankesa ka të bëjë me dy nene themelore që ka të bëjë drejtat zgjedhore dhe pjesëmarrja, si dhe mbrojtja gjyqësore se mendojmë se edhe disa vendime të cilat janë marr nga PZAP-i dhe gjykata supreme nuk i kanë trajtuar ankesat si duhet, sipas disa juristëve të cilët e kemi trajtuar edhe vetë lëndën mund të thuhet se janë vendime arbitrate karshi të drejtave tona. Prandaj, kjo kërkesë me të gjitha faktet relevante sot është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, konformë dhe në kuadër të afatit ligjor i cili është prej katër muajsh, sepse edhe procesi i fundit gjyqësor ka mbaruar në dhjetor. Ne në kuadër të afatit ligjor për parashtrimin e kërkesave në Gjykatë Kushtetuese dhe kemi respektuar këtë afat”, tha ai.

Abrashi tha se lënda është trajtuar dhe është punuar nga një numër i madh i ekspertëve vendor dhe të huaj, ndërsa tha se kanë kontribuar edhe disa universitete në Gjermani, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në hartimin e kësaj kërkese kushtetuese.

I pyetur se tashmë kur Lëvizja Vetëvendosje edhe në Kuvendin Komunal të Prishtinës është ndarë a mund të shkoj kjo komunë në zgjedhje, ai u përgjigj duke thënë se periudha e ankesës është vetëm një rastësi.

Ndërsa, potencoi se kanë marr rastet të cilat janë trajtuar më herët nga Gjykata Kushtetuese në Gjermani, në Zvicër dhe në Austri të cilat janë pjesë e kërkesës së tyre të cilën e kanë dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese.

“Nuk e dimë çka do të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk do të ndërhyjmë në ato. Ne mendojmë se dy vendimet e mëparshme të PZAP dhe Gjykatës Supreme nuk kanë qenë të drejta dhe fer na janë shkelur të drejtat tona, posaçërisht edhe të drejtat e mija. Prandaj edhe kemi marrë edhe këtë hap që të vazhdojmë tutje drejt Gjykatës Kushtetuese”, tha Abrashi.

Për komunën e Prishtinës në balotazh kanë shkuar kryetari aktual Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Arban Abrashi nga LDK ku me pak vota më shumë kishte fituar Ahmeti./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit