Ilaçi i të sëmurëve me tumor, Vokshi: Rama nuk i siguroi për 4 vite

Mos i humb

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, përmes rrjetit social Facebook ka reaguar ndaj kryeministrit Rama për sigurimin e ilaçit të quajtur Herceptine për të sëmurët me tumor.

Sipas deputetes demokrate, Rama ka pasur mundësinë dhe detyrën që ta bënte më parë këtë, por nuk e ka bërë.
Statusi i Albana Vokshit
Kaseta e Ramës në Onkologjik…

4 vite nuk siguroi ilaçet e kurat për të sëmurët me kancer, sepse thjeshte nuk donte… çoi mbi 400 mln Euro në 4 koncesione qe ja dha miqve e sponsorve të fushatave për kolltukun e tij në Kryeministri…

Por tani, në rolin e “Mëshirëmadhit”, siguroi brenda javës kurat…

Pra kishte detyrën dhe mundesinë, por nuk e ka bërë më parë. I ka lënë njerëzit të sorollaten dyerve të spitaleve, të harxhojnë çdo qindarkë, të shesin çdo gjë madje të marrin edhe borxhe e kredi… I ka lënë pacientët dhe familjarët e tyre të shkatërrohen shpirtërisht dhe financiarisht, thjesht sepse nuk ka dashur…

Nuk ka më institucione, është vetëm ai. S’ka më procedura, ka vetëm portale që i sajon për propagandën e tij bajate e të shëmtuar…
E në fund, po na tregon që çdo e mirë, çdo shqiptari duhet t’i vijë vetëm, kur dhe pse do ai…
Ky është KRIM, e çdo KRIM duhet ndëshkuar./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit