Vetëvendosja zgjedh kryetarin e ri

Mos i humb

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje po votojnë për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Gara, në fakt, as nuk mund të quhet e tillë: kandidati i vetëm për kreun e partisë thellësisht të përçarë është themeluesi i saj, Albin Kurti. Një sërë dorëheqjesh të njëpasnjëshme pllakosën Vetëvendosjen javët e fundit, duke e ekspozuar të plotë konfliktin e brendshëm në radhët e kësaj partie, që më së pari, në sytë e publikut ishte shfaqur me publikimin e një bisede në Viber, në të cilën Aida Dërguti, tashmë ish-anëtare e Vetëvendosjes, përdorte fjalë fyese në drejtim të Albin Kurtit.

Kjo ishte vetëm maja e ajsbergut që tregoi më pas sesa të thella ishin në të vërtetë ndasitë brenda kësaj force politike, të përballur sot me krizën më të rëndë që prej formimit të saj. Një ditë më parë, ish-kryetari Visar Ymeri deklaroi se problemet që kërcënojnë ta çojnë sot Vetëvendosjen drejt ndarjes kanë nisur në fakt që tetorin e vitit 2016. Sipas tij, i gjithë ngërçi nisi si një fushatë e orientuar ndaj personave të caktuar, konkretisht tek Dardan Molliqaj me dy akuza kryesore: njëra se njerëz të caktuar dyshohej ose punonin me vetëdije për shërbime të huaja, gjë që, sipas Ymerit, nuk është faktuar kurrë dhe tjetra se ka një rehati të njerëzve nëpër pozicionet e tyre të cilët i perceptojnë në mënyrë të gabuar pozitat e tyre si pushtet mbi organizatën.

Vetë Kurti, në 13 janar, kur prezantoi programin e tij, deklaroi se do të bashkëpunojë me të gjithë në interes të partisë që krijoi në vitin 2004. Shumë anëtarë të dorëhequr të Vetëvendosjes nuk morën pjesë në këtë prezantim./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit