Indi, mbi 23 mijë të infektuar me koronavirus

Mos i humb

Autoritetet theksojnë se bëhet fjalë për numrin më të madh të të infektuarve në nivel ditor në pesë ditët e fundit.

Pretendohet se deri më tani kanë vdekur 722 persona si pasojë e infektimit me koronavirus në Indi.

Vatra e koronavirusit në Indi është shteti Maharashtra, ku u regjistruan 778 infektime të reja brenda një dite, ndërsa gjithsej 6.430.

Autoritetet janë të shqetësuar për përhapjen e infektimit në Dharavi të Mumbait, vendbanimi më i madh i egër në Azi.

Në Indi më 24 mars u shpall orë policore, që më vonë u zgjat deri më 3 maj.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar më 18 prill, kur brenda një dite u regjistruan 2.013 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit