Në Libi, rritet numri i të infektuarve në Oman dhe Sudan

Mos i humb

Autoritetet shëndetësore njoftuan se në Oman u regjistruan 47 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 1.790 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, me gjithsej nëntë vdekje dhe 325 të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë e Sudanit tha se 12 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në kryeqytetin Khartoum, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 174, prej të cilëve 16 kanë vdekur dhe 14 janë shëruar.

Autoritetet shëndetësore në Libinë e goditur nga lufta konfirmuan viktimën e dytë të koronavirusit, por nuk raportuan për raste të reja të infektuara. Numri i rasteve mbetet në 60, duke përfshirë 15 të shëruar.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëdnetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, numri i të infektuarve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 2.7 milionë, me rreth 190 mijë të vdekur dhe rreth 730 mijë të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit