Indonezi/ Përfshihet nga zjarri një nga rafineritë më të mëdha në botë, disa persona të humbur

Mos i humb

Një ekip i tërë zjarrfikësish në Indonezi po punojnë për të shuar një zjarr masiv, që ka shpërthyer në një nga rafineritë më të mëdha të naftës në vend.foto galeri Sipas mediave të huaja, zjarri shpërtheu në rafinerinë Balongan, të drejtuar nga firma shtetërore e naftës Pertamina.foto galeri

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, të pakën deri më tani janë plagosur rëndë 5 persona dhe janë evakuuar për çështje sigurie 950 banorë, ndërkohë shumë persona janë raportuar të zhdukur.foto galeri Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, ndërkohë që pamjet televizive dhe videot në mediat sociale treguan se zjarri vazhdonte ende të hënën në mëngjes me një tufë tymi që ngrihej lart mbi rafinerinë, e vendosur në provincën West Java.foto galeri

Sipas agjencisë rajonale të menaxhimit të katastrofave, pesë persona po trajtohen në spital për djegie serioze, ndërsa 15 të tjerë për djegie të vogla.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit