Inspektim në shkollën “Shaqe Mazreku” në Durrës, Ahmetaj: Të bëjmë tur gazetarësh që të shohin objektet e Rindërtimit, Rama: Po solle ata që nuk duan të shikojnë

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj kanë inspektuar shkollën ‘’Shaqe Mazreku’’ e cila pritet të jetë e para që do të përfundojë rindërtimin në Durrës në nëntor të këtij viti.

Gjatë bashkëbisedimit, Ahmetaj i ka propozuar Ramës një tur me gjithë gazetarët dhe të interesuarit për të parë dhe prekur nga afër objektet e Rindërtimit, pas ankesave se në video tregohen shpesh të njëjtat objekte.

‘’Me të drejtë apo pa të drejtë ka njerëz që bëjnë ankesa në FB për shkollat dhe për ndërtimet. Bashkë më gazetarët të bëjmë një tur, për të parë gjithë objektet e Rindërtimit. Se lexoja diku në FB që po tregojnë të njëjtin objekt, është sa qesharake dhe cinike. Unë them të bëjmë një tur me të gjithë gazetarët dhe të interesuarit në gjithë objektet e Rindërtimit. ‘’- tha Ahmetaj.

Rama i është përgjigjur pozitivisht Ahmetajt, por duke thumbuar opozitën indirekt, ka shtuar se nëse sjell ata që nuk duan të shikojnë, do thonë qenka idiotllëk.

‘’Me gazetarët po. Por me ata që nuk duan të shikojnë ç’do të thotë. Se po i solle do të thonë që është idiotllëk’’ – tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit