VV-ja i vlerëson shumë të dëmshme 100 ditët e Qeverisë, fton Hotin për raportim në Kuvend

Mos i humb

Tensioni Turqi-Greqi, Lavrov: Çdo shtet gëzon të drejtën sovrane për të përcaktuar shtrirjen e ujërave territoriale deri në 12 milje detare

Pak orë para takimeve me Nikos Dendias, minister i Jashtëm dhe Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov...

1 mijë e 72 persona u ndëshkuan brenda ditës për mosrespektim të Ligjit COVID-19

Policia e Kosovës vazhdon të ndëshkojë personat që nuk respektojnë Ligjin COVID-19. Edhe pse rastet me koronavirus në Kosovë...

Tavë Speciale me Patate dhe Presh – Shije Perfekte

Me shije të mrekullueshme, me aromë fantastike që mbush gjithë shtëpinë ashtu si dhe nxit nepsin për t’u ulur menjëherë në tryezë.

Filipinet liruan afro 82 mijë të burgosur mes pandemisë së COVID-19

Filipinet liruan pothuajse 82 mijë të burgosur që nga mesi i marsit për të shkarkuar burgjet e mbipopulluara në vend mes pandemisë...

Lëvizja Vetëvendosje i ka vlerësuar si shumë të dëmshme 100 ditët e para të qeverisë Hoti.

Përmes një komunikate për media, kjo parti vlerëson se asnjëherë më parë në një kohë kaq të shkurtër nuk i janë shkaktuar kaq shumë dëme e pasoja vendit.

Vetëvendosje edhe njëherë ka ftuar kryeministrit Hoti për raportim në Kuvendin e Kosovës.

Kjo është komunikata e plotë e VV-së:

Këto 100 ditë qeverisje janë përcjellë nga vendime të dëmshme për interesat shtetërore të Kosovës, paaftësi për të qeverisur në interes të qytetarëve dhe koncesione të shumta për Serbinë. Asnjëherë më parë në një kohë kaq të shkurtër nuk i janë shkaktuar kaq shumë dëme e pasoja vendit. Pikërisht për këtë, Nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci, sot ka kërkuar që të thirret Avdullah Hoti për raportim në Kuvend.

Që në ditët e para, kjo qeveri jolegjitime mori vendim për heqjen e reciprocitetit me Serbinë, në kohën kur Serbia kishte filluar të pranonte dokumentet me mbishkrimin ‘Republika e Kosovës’.

Në planin e brendshëm, ajo dështoi për të menaxhuar situatën me pandeminë COVID-19. Nga pothuajse zero të infektuar në ditët kur mori detyrën e shndërroi vendin në një vatër të infeksionit në Evropë. Nga shembulli i menaxhimit të vlerësuar në nivel global, e nxori Kosovën në krye të listave të vendeve me gjendjen më të rëndë me COVID-19, e numrin më të madh të vdekjeve në botë.

Paaftësi dhe mungesë efikasiteti dëshmoi edhe në planin social dhe ekonomik. Me deklarata kontradiktore për pako të rimëkëmbjes prej 1.2 miliard eurosh, ajo dështoi të ekzekutojë për një kohë të gjatë edhe masat nga Pakoja Fiskale Emergjente të nisura nga Qeveria Kurti. Në drejtim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe shëndetit publik, kjo qeveri braktisi qytetarët e infektuar me COVID-19 duke hequr dorë nga përgjegjësia e shtetit për t’i testuar pa pagesë. Qytetarët, përkundër përkeqësimit të gjendjes ekonomike për shkak të pandemisë, u detyruan të testohen në laboratorët privatë me çmime astronomike.

Më tej, në planin ndërkombëtar kjo qeveri filloi me pezullimin antikushtetues të së drejtës së Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare. Kjo u bë sipas interesit dhe kërkesës së Serbisë. Për të vazhduar edhe më tutje shkaktimin e dëmeve për Republikën nga zotimet e njëanshme në takimin e 4 shtatorit për të ndarë shfrytëzimin e liqenit të Ujmanit, pronë e Kosovës, pranimin e marrëveshjes së Novi Sadit, të ashtuquajtur minishengen, devijimin e infrastrukturës hekurudhore, e deri tek qëndrimet se do të zbatohet marrëveshja antikushtetuese për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

E varur nga Lista Serbe, ajo lejoi organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë të cilat u mbajtën duke e konsideruar Kosovën pjesë të Serbisë; filloi rikthimin e kapjes së ndërmarrjeve dhe kompanive publike; ndërpreu procesin për vënien në binarë të ligjshmërisë dhe të integritetit në shërbimin e jashtëm dhe diplomaci; manifestoi mungesë strategjie dhe plani për fillimin e vitit të ri shkollor.

Po ashtu, gjatë këtyre 100 ditëve kjo qeveri ndërmori veprime të dëmshme për të penguar procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë të nisur nga Qeveria Kurti. Masat dhe veprimet për ndërtimin e shtetit ligjor, luftimin e korrupsionit dhe luftimin e ndërhyrjeve politike në administratën publike dhe sistemin e drejtësisë ishin vlerësuar lartë edhe nga Departamenti i Shtetit në raportin e vitit 2020.

Pa program të qartë dhe pa vizion, kjo qeveri e futi në kaos shtetin e Kosovës në planin e brendshëm dhe riktheu mendësinë keqqeverisëse të cilën e kishin ndëshkuar qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e fundit. Ajo vazhdon të rrezikojë përditë interesat shtetërore, qoftë duke vënë në dyshim sovranitetin dhe integritetin në planin e jashtëm, qoftë duke cenuar karakterin unitar të shtetit përmes planeve për themelimin e “Zajdenicës”.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Samsung poston të ardhurat më të larta që ka pasur ndonjëherë nga shitjet e telefonave

Samsung Electronics ka njoftuar fitimet tremujore për periudhën korrik-shtator 2020. Kompania raportoi fitimin e saj operativ të tremujorit të...

Turqia dënon ashpër sulmin brenda kishës në qytetin Nice të Francës

Turqia ka dënuar ashpër sulmin e kryer sot brenda një kishe në qytetin Nice të Francës. Në një deklaratë...

Erdoğan zotohet për unitet në 97-vjetorin e Ditës së Republikës

Turqia sot shënoi 97-vjetorin e Ditës së Republikës, e cila përkujton themelimin e emrit të kombit dhe shpalljen e statusit të vendit...

Azerbajxhani i dorëzoi Armenisë kufomat e 30 ushtarëve të vrarë

Hikmet Hajiyev, ndihmësi dhe këshilltari i politikës së jashtme të presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se ushtria azerbajxhanase i dorëzoi ushtrisë...

Arabi Saudite, arrestohet një person për sulm ndaj Rojës së Konsullatës franceze

Autoritetet saudite njoftuan sot arrestimin e një personi i cili sulmoi me një "mjet të mprehtë" rojen e sigurisë në Konsullatën Franceze...