
Agjencia Kosovare e Privatizimit sot po e mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.44. Ne këtë valë të shitjeve ka gjithësej 90 asete për shitje, nëpër rajone të ndryshme të Kosovës.
Kjo ceremoni e hapjes së ofertave po mbahet në Sallën e Konferencave të Hotelit ‘Grand’. Ndërsa Kosova Post, ka monitoruar nga afër procedurën, nga e cila ka vërejtur se është një interesim mjaftë i madh i qytetarëve për dorëzimin e dokumentacioneve të tyre.
Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi, tha se prona të shumta do të privatizohen në disa rajone të Kosovës.
“Ka në shitje toka shumë atraktive dhe me prespektivë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, pastaj në Veterrnik afër fshatit ndërkombëtar në Çagllavicë etj. Prona të shumta mund të privatizohen sot edhe në rajonin e Mitrovicës në Gjilan, Pejë, Shtërpcë, Gjakovë e Istog. Aktualishtë janë duke u dorëzuar ofertat e zarfave të mbyllur”, tha Kaloshi.
Ndër të tjera Kosova Post ju njofton se hapja e ofertave do të fillojë në orën 12:30 ndërsa e gjithë ceremonia është duke u transmetuar live në faqën zyrtare të AKP-së. /KosovaPost/



