Iraku synon investimet turke për rimëkëmbjen ekonomike

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Irakut, Ibrahim al-Jafaari, ka apeluar tek biznesmenët dhe investitorët turq që të marrin pjesë aktive në rikonstruimin e ekonomisë së vendit, e cila po rimëkëmbet nga një pushtim i udhëhequr nga SHBA-të gati 9-vjeçar, që përfundoi në vitin 2011.

Al-Jaafari, duke për folur për AA potencoi se në vitet 2014 dhe 2015 qarkullimi tregtar midis Irakut dhe Turqisë arriti në 18 miliardë dollarë, ndërsa kohëve të fundit ky vëllim ka shënuar rënie deri në 12 miliardë dollarë.

Iraku është tronditur nga bombardimet e shpeshta nga terroristët e DEASH-it që nga viti 2014. Duke fajësuar terrrorizmin në vend për reduktimin e tregtisë, ministri i Jashtëm irakian shprehu shpresën se vëllimi do të kthehej në nivelin e mëparshëm, por se edhe do të tejkalonte atë.

“Tani ne jemi duke kërkuar për të rritur investimet nga Turqia dhe vendet tjera, sepse besojmë se bashkëpunimi ekonomik ndihmon boshllëqet e urave midis vendeve. Turqia është e përfshirë në mënyrë aktive në rikonstruimin e ekonomisë së Irakut. Në Irak ka shumë kompani turke”, deklaroi al-Jaafari.

Ai shprehu ngushëllime për 300 punonjësit e kompanive turke që humbën jetën në sulmet terroriste në Irak.

– “ARK duhet t’i përmbahet Kushtetutës së Irakut”

Shefi i diplomacisë irakiane foli edhe për referendumin e paligjshëm të vitit të kaluar nga Administrata Rajonale Kurde (ARK) në veri të Irakut. Siç tha ai, ata duhet t’i përmbahen Kushtetutës së Irakut, e cila të gjitha rajonet i konsideron të barabarta dhe Bagdadin e deklaron si kryeqytet kombëtar.

“Të gjitha proceset në vend, përfshirë këtu edhe rajonin, duhet të kalojnë përmes qendrës, Bagdadit. Askush nuk mund të shkelë sovranitetin e Irakut. Të gjitha rajonet qeverisen nga Bagdadi si kryeqytet i Irakut”, u shpreh al-Jaafari.

Ai bëri të ditur se Iraku është duke zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe me disa vende pa ndërhyrë në punët e tyre të brendshme.

“Ne kemi marrëdhënie të mira me Iranin dhe Arabinë Saudite, Turqinë dhe Sirinë. Ne mund të përpiqemi t’i ndihmojmë ata që të kuptojnë më mirë shqetësimet e njëri-tjetrit”, theksoi ministri irakian.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se sovraniteti i Irakut është një “vijë e kuqe” në ndërtimin e marrëdhënieve me vendet.

“Ne mund të ndërtojmë marrëdhënie të mira me çdo vend, përfshirë SHBA-të. Por, ka një vijë të kuqe, sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Irakut”, shtoi ai.

Duke komentuar blerjen e mundshme të raketave kundër-ajrore S-400 të Rusisë nga Iraku, al-Jaafari tha se ajo nuk është finalizuar. Këtë çështje ai e ridrejtoi në pajisjen e tankeve amerikane në Ministrinë e Mbrojtjes së Irakut.

“Ministria e Mbrojtjes mund t’i përgjigjet më së miri kësaj pyetjeje. Nuk kam detaje. Ne punojmë me të gjitha shtetet e botës, por mbi bazën e respektit për sovranitetin e çdo shteti”, tha ai.

Ministri i Jashtëm poashtu kujtoi se Iraku ka përjetuar katër luftëra, tre në Gjirin Persik dhe një kundër terrorizmit. Prandaj, sipas tij, është me rëndësi që vendi të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve të jashtme./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit