Irani: Kushtet aktuale më të rënda së gjatë luftës Iran-Irak

Mos i humb

Ministri iranian i Naftës, Bijan Namdar Zangeneh, ka deklaruar se kushtet aktuale në vend nuk janë përjetuar madje as gjatë luftës Iran-Irak, pasi nuk mund të eksportojnë naftën “nën emrin e Iranit”.

Ministria e Naftës ka publikuar një deklaratë në faqen e saj të internetit, ku Zangeneh thekson se vendi po kalon kushte shumë të vështira.

“Kushtet e sotme janë më të rënda se në periudhën e luftës Iran-Irak. Në periudhën e luftës nuk kemi përjetuar ndonjë problem në lidhje me eksportet e naftës. Saddam Hussein (ish-president i Irakut) vendoste në shënjestër vetëm unizat tona të prodhimit. Pavarësisht kësaj, ne mund të merrnim paratë e naftës që shisnim. Por sot, ky proces realizohet në mënyrë shumë të vështirë. Sot ne nuk mund të eksportojmë naftë nën emrin e Iranit”, tha Zangeneh.

Ai theksoi se vendi i tij po kalon në një periudhë shumë të rëndë dhe të ashpër, vetëm se, shtoi ai, nuk ndjehet gjendja e luftës sepse nuk ka zjarr, tym dhe gjak.

Për shkak të fazës së dytë të sanksioneve që SHBA-të imponuan më 5 nëntor 2018, vendet ose kompanitë që blejnë naftë nga Irani përfshihen në listën e zezë të administratës së Washingtonit dhe ndaj tyre imponohen sanksione.

Pas sanksioneve më 5 nëntor, SHBA që nga 2 maji përfundoi përjashtimin që kishte vendosur për tetë vende dhe në kuadër të sanksioneve filloi të mbajë nën vëzhgim të gjitha vendet dhe institucionet që tregtonin artikujt e sanksionuar, veçanërisht shkëmbimin e naftës.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, më 26 maj tha se një anije që transportonte mallra iraniane prej 10 ditëve nuk ka qenë në gjendje shkarkoj mallin e saj në portin e asnjë vendi, gjë e cila është një ngjarje e pashembull në historinë e Iranit.

Duke theksuar se Departamenti Amerikan i Shtetit është në veprim për anijen e lidhur me këtë vend, ai tha se, “Një anije e Iranit ndiqet vazhdimisht nëpërmjet satelitëve deri kur ajo të shkarkoj ngarkesën e saj në një vend”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit