Irani mbyll 130 kompani të drejtuara nga ushtria

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Amir Hatami, ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes ka mbyllur më shumë se 130 kompani të saj.

Në një deklaratë, ministri Hatami tha se kompanitë e mbyllura ishin aktive në fushën e transportit, energjisë dhe ndërtimit.

“Ministria ka hequr dorë nga aksionet e saj në Wagon Pars dhe Iran Air Tours”, tha ai, duke shtuar se mbyllja synon të zvogëlojë rolin e ushtrisë në sektorin ekonomik.

Wagon Pars është një kompani prodhuese e trenave iranianë, prodhimet e të cilave përfshijnë lokomotiva, trena, metro, vagonë mallrash dhe të karburantit si dhe pajisje të avionëve. Ndërsa Iran Air Tours është një linjë ajrore me bazë në Teheran.

Ministri iranian tha se ish-qeveritë kishin privatizuar shumë kompani në pronësi të ushtrisë.

Më tej, ai theksoi se ushtria është e gatshme të transferojë në sektorin privat 72 për qind të projekteve që janë mbajtur nga kompanitë ushtarake.

Janarin e kaluar, Hatami tha se udhëheqësi suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, ka urdhëruar ushtrinë të tërhiqet nga sektori ekonomik i vendit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit