Irani mohon pretendimet për bisedime me SHBA-të

Mos i humb

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Seyyid Abbas Musevi mohoi pretendimet se vendi i tij me ndërmjetësimin e Rusisë ka nisur bisedime me SHBA-të.

Siç raporton agjencia iraniane e lajmeve IRNA, Musevi hodhi poshtë shkrimet se Teherani përmes Moskës bisedon me SHBA-të.

“Irani në asnjë nivel nuk merr pjesë në bisedimet me SHBA-të”, ka thënë Musevi.

Më herët disa media transmetuan se ministri i Jashtëm iranian dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo kanë zhvilluar bisedime me ndërmjetësimin e Rusisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit