Vazhdon me vendosmëri lufta kundër FETO-s jashtë vendit

Mos i humb

Turqia, në kuadër të luftës së vendosur kundër strukturimit të FETO-s jashtë vendit të nisur pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste FETO, vazhdon të tregojë të vërtetën se kjo organizatë përbën rrezik për sigurinë në vendet ku ajo operon.

Gjithashtu Turqia vazhdon të ndërpresë fushëveprimin e organizatës jashtë vendit, të kryejë proceset ligjore për ekstradimin e anëtarëve të saj në vend si dhe të kryejë punime në të gjithë botën nëpërmjet Fondacionit Maarif (TMV).

Gazetari i AA-së ka përpiluar të dhënat e marra nga burimet diplomatike në lidhje me luftën aktive që Turqia ka ndërmarrë brenda dhe jashtë vendit kundër kësaj organizate terroriste gjatë preiudhës tre vjeçare që ka kaluar pas tentativës së grusht shtetit të FETO-s e cila ka cilësinë e sulmit më të përgjakshëm terrorist të historisë.

Me tentativën e gusht shtetit të 15 korrikut ku humbën jetën 251 qytetarë dhe u plagosën më shumë se 2.000 të tjerë, FETO paraqet kërcënimin e madh që përbën kundër shtetit. Po ashtu kjo tentativë ka zbuluar edhe rrjetin e errët që organizata ka formuar ndër vite me shkollat dhe institucionet e saj për kurse (dershane).

Që nga ajo natë ku u mposht ky kërcënim dhe ku populli turk tregoi se nuk ka asnjë fuqi mbi vullnetin e tij dhe se ai është i gatshëm të japë jetën për të mbrojjtur shtetin dhe arritjet demokratike, Turqia gjatë tre viteve që kanë kaluar ka patur përparësinë e saj kryesore luftën e saj brenda dhe jashtë vendit kundër FETO-s.

Lufta kundër FETO-s brenda vendit në tre drejtime

Pavarësisht sprovave të jashtëzankonshme të sigurisë me të cilën u përball Turqia, ajo ka vazhduar luftën e saj brenda vendit kundër FETO-s në tre drejtime në bazë të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore.

Filimisht u sigurua që përgjegjësit e përpjekjes së grushtit të shtetit më 15 korrik të japin llogari para drejtësisë në bazë të sundimit të ligjit.

U deshifrua struktura organizative e FETO-s brenda institucioneve shtetërore, filluan proceset administrative dhe gjyqësore kundër anëtarëve të saj dhe “struktura paralele shtetërore” e organizatës u shkatërrua.

Përveç kësaj, u eliminuan edhe institucionet joqeveritare të FETO-s që ishin të përhapura në të gjitha fushat nga ato të arsimit shabllon e deri tek ato të medias, sektorit bankar dhe në të gjitha fushat e ekonomisë.

Lufta aktive kundër strukturimit jashtë vendit

Organizata e cila pas tentativës për grusht shteti humbi shtyllën kryesore në Turqi, përjetoi një ndryshim të madh gjatë këtij procesi dhe u përpoq që të qëndrojë në këmbë me strukturimin e saj jashtë vendit.

Gjatë kësaj periudhe lufta kundër strukturimeve të FETO-s jashtë Turqisë u bë një prej pikave më parësore në rendin e ditës në Turqi.

Aksi kryesor i përpjekjeve të paraqitura në luftën kundër organizatës ishte zbulimi i faktit se ekziston një rrezik sigurie për vendet e tjera ku FETO operon.

Në këtë kontekst, me shembuj konkretë u theksua se FETO e cila që nga vitet 1990 është përhapur në vende të tjera, duke krijuar struktura të ngjashme me atë të Turqisë, synon krijimin e influencës politike dhe ekonomike për veten e saj dhe se në këtë drejtim ajo nuk heziton shkeljen e ligjeve të vendeve ku ndodhet si dhe u theksua me shembuj konkretë se ajo punon pothuajse si një organizatë e inteligjencës.

Një shtyllë tjetër e luftës kundër FETO-s jashtë vendit e përbëjnë masat administrative dhe proceset gjyqësore të vendosura në mënyrë që të zvogëlohej lëvizja e organizatës jashtë vendit dhe të pengonte anëtarët e saj të iknin nga drejtësia dhe pengimin e transfertave të parave. Në kuadër të hetimeve të ngritura në Turqi kundër krerëve kryesorë të strukturës jashtë vendit, vendeve ku personat në fjalë ndodheshin iu përcollën kërkesa për ekstradim.

Gjithashtu, iu kushtua rëndësi në mbarë botën aktiviteteve të Fondacionit Maarif me qëllimin për të parandaluar që hapat kundër FETO-s të krijonin viktimizime kryesisht në fushën e arsimit.

Disa vende dhe organizata ndërkombëtare e shpallën FETO-n një organizatë terroriste

Në kuadër të përpjekjeve të vazhduara në mënyrë intensive me kontributin e misioneve të Turqisë jashtë vendit, u formua një vetëdije e qartë për natyrën e organizatës.

Në arenën ndërkombëtare, pavarësisht se më ngadalë filloi të kuptohet gradualisht se FETO nuk ishte një lëvizje shoqërore e angazhuar në arsim dhe bamirësi, por se ajo është një organizatë e errët dhe e fshehtë me ambicie politike dhe ekonomike.

Vende dhe organizata ndërkombëtare të ndryshme e shpallën FETO-n një organizatë terroriste.

Në këtë kontekst, FETO u shpall si organizatë terroriste në mbledhjen e 43-të të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) të mbajtur më 19 tetor 2016. Një vendim i ngjashëm është marrë nga Asambleja Parlamentare e Azisë më 1 dhjetor 2016 dhe më 27 janar 2017 u konfirmua në Konferencën e 12-të të Bashkimit Parlamentar të OBI-t . Përveç Qipros Turke edhe Gjykata Supreme e Pakistanit, me një vendim të marrë më 28 dhjetor 2018, e shpalli FETO-n organizatë terroriste.

Fondacioni Maarif i Turqisë mori në dorëzim shkollat e lidhura me FETO-n

Ndërgjegjësimi i formuar kundër FETO-s ka bërë të nevojshme gjithashtu që vendet ta monitorojnë nga afër dhe të hetojnë aktivitetet e këtyre elementeve.

Në vende të ndryshme u zbuluan procedurat e paligjshme të ndërmarra nga institucionet e lidhura me FETO-n dhe anëtarët e organizatës u dëbuan. Krahas të dëbuarve në vendet e treta, u sigurua ekstradimi drejt Turqisë i më shumë se 110 anëtarëve të FETO-s nga më shumë se 20 vende.

Fondacioni Maarif i Turqisë ka marrë në dorëzim shkollat e lidhura me FETO-n në 18 vende. Ndërsa në 36 vende shkollat dhe kurset e gjuhëve të FETO-s janë mbyllur.

Si rezultat i përpjekjeve të Turqisë e cila ka rritur presionin mbi anëtarët e organizatës jashtë vendit, është shënuar një ulje serioze e strukturimit dhe fushëveprimit të organizatës jashtë vendit. Krahas Turqisë, është intensifikuar edhe largimi i anëtarëve të organizatës nga shumë vende ku ata operonin kryesisht në Afrikë.

Derisa vërehet me sy të lirë shkatërrimi i rrjetit global të FETO-s, thuhet se Turqia vazhdon me vendosmëri punimet e saj kundër qëllimeve të organizatës e cila duke përdorur reklamat, prezantimet dhe mundësitë e lobimit krijon histori viktimizuese nëpërmjet lajmeve të pabaza dhe e cila përpiqet të jetë e pranishme në media dhe të forcojë bashkëpunimin me qarqe armiqësore kundër Turqisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit