Isa Mustafa, kandidat konsensual për kryetar të LDK-së

Mos i humb

Pas një mbledhjeje tre orëshe, LDK-ja ka vendosur që Isa Mustafa të kandidojë përsëri për postin e kryetarit, thuhet nga burime brenda mbledhjes së kryesisë.

Që nga ora 10:00 e mëngjesit, Mustafa mbajti mbledhje me anëtarët e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mbledhja që u thirr për sot, u tha se ishte vazhdim i diskutimeve për të vendosur lidhur me një kandidat konsensual që do të zgjedhë LDK-ja në Kuvendin Zgjedhor, e që do të mbajë pozitën e të parin për katër vitet e ardhshme.

Kryesia e LDK-së është duke vazhduar ende mbledhjen ndersa ka mësuar se është arritur darkordim që Mustafa të kandidojë nesër për të parin e partisë. Mustafa pas takimit me kryesinë do të takohet edhe me kryetarët e degëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit