Ish-ambasadori britanik në Beograd mbron idenë e shkëmbimit të territoreve

Mos i humb

Ish-ambasadori britanik në ish-Jugosllavi, Ivor Roberts, e mbron idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Ai thotë se kjo do të ishte zgjidhja e duhur krahasuar me rrezikun që mosmarrëveshjet mes dy vendeve të mbeten të pazgjidhura.

Roberts ka shërbyer si ambasador i Britanisë së Madhe në Beograd në vitet ’90, ndërsa më pas ka përfaqësuar interesat e vendit të tij në Irlandë dhe Itali.

Në një shkrim për numrin e kësaj jave të revistës “Tablet”, Roberts shprehet se ajo që kanë propozuar Thaçi e Vuçiç do të bënte realitet një marrëveshje historike paqeje.

Roberts thotë se është i gabuar kundërshtimi i idesë së ndryshimit të kufijve duke marrë si referencë Aktin Final të Helsinkit i vitit 1975 për moscenimin e kufijve, pasi ajo që parashikonte kjo marrëveshje ishte paprekshmëria e kufijve pa pëlqimin e ndërsjellë për ndryshim.

Ish-ambasadori thotë se alternativa për një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës mbetet pezull dhe mban të ngrirë një konflikt që e lë Kosovën jashtë OKB-së dhe Serbinë jashtë BE-së për një kohë të gjatë.

E vërteta është se nuk ka rrugë pa rreziqe, dhe bllokimi aktual nuk është pa rrezik. Nuk e shoh të gabuar i lejojnë të dy vendet të zgjidhin dallimet e tyre sipas kushteve të dakorduara reciprokisht”, shkruan ai.

Roberts është i njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta, pavarësisht se ka qenë për vite me radhë diplomat karriere. Ai mori shtetësinë irlandeze në shenjë proteste ndaj vendimit të Britanisë për tu larguar nga BE-ja.

Në një shkrim për “The Guardian” në prill të këtij viti, Roberts kritikoi Perëndimin, SHBA-të dhe BE-në, të cilat sipas tij kanë qenë pak të pranishme në ish-Jugosllavi dhe i kanë krijuar Rusisë mundësinë për të depërtuar në rajon./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit