Ish drejtori Mustafa, fajëson Qeverinë e kaluar për “shkatërrimin” e Telekomit

Mos i humb

Ish-drejtorin Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Argon Mustafa, përmes një postimi në facebook, ka reaguar  lidhur  vendimin e qeverisë për ndarjen e 53 milionë euro kompanisë “Bechtel Enka”, për të cilin vendim shkruan ai po akuyohet qeveria  nga personat e njëjtë të cilët dëmtuan Telekomin, duke aluduar kështu tek Qeveria Mustafa. 

Mustafa thotë se Qeveria e kaluar sulmonte pareshtur Telekomin e Kosovës, pas vendimit të Arbitrazhit në dëm të kësaj kompanie.

Ai thotë se e njëjta Qeveri “edhe në ditën e rrëzimit të saj kishte sulmuar ashpër dhe donte me e përdorë si adut kryesor vendimin e arbitrazhit në fushatë elektorale, në anën tjetër, duke mos respektuar kontratën me ndërtuesin e autostradës, shkakton shpenzime të pa nevojshme në vlerë prej 53 milion euro”.

Tutje, Mustafa thotë se të njëjtit individë të cilët dikur sulmonin, patën guxim që të martën të sulmonin të tjerët për një pagesë të tillë.

Postimi i plotë i Mustafës:

Qeveria e kaluar sulmonte pa rreshtur Telekomin pas vendimit te arbitrazhit nderkombetarë ne dëm te Telekomit te Kosoves!!!

Ça i thojne kesaj?!!…e njejta qeveri qe edhe ne diten e rrezimit te saj kishte sulmuar ashper dhe donte me e perdorë si adut kryesor vendimin e arbitrazhit ne fushate elektorale, ne anen tjeter, duke mos rrespektuar kontraten me ndertuesin e autostrades, shkakton shpenzime te pa nevojshme ne vlere prej 53M euro!!! Sonte kane edhe guximin ‘qytetar’ qe te sulmojne te tjeret per nje pagese te tille!

Eshte kohe e fillimit te reflektimit ne drejtim te rrespektimit te mareveshjeve apo kontratave te nenshkruara ne mes palesh. Ne te kunderten, po bindemi, fuqishem – denimet po pasojne!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit