Ish-kolegia e Atifete Jahjagës, përflitet për emrin e drejtorit të Policisë

Mos i humb

Pas Atifete Jahjagës dhe një ish kolege e saj nga Policia e Kosovës pritet të marrë një post me rëndësi.

Burime të Kosova Post bëjnë të ditur se emri i mundshëm për ta marr timonin e Drejtorit të Policisë së Kosovës, është ai i kolonelës Taibe Canolli, e cila më gjasë do ta zëvendësoj Shpend Maxhunin i cili la postin e të parit të Policisë për tu bërë shef i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Kolonelja Taibe Canolli është gruaja e parë nga Kosova e cila e mbanë gradën më të lartë në polici. Ajo aktualisht është drejtoreshë e Personelit dhe Administratës dhe Presidente e Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës (AWKP), ndërsa mbete të shihet se a do ti besohet asaj që në ardhmen të jetë edhe shefe kryesore e PK-së.

Ndryshe ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni javën e kaluar la postin në PK për të udhëhequr po të njëjtën pozitë në Agjencinë Kosovare për Inteligjencë. Sipas Ligjit për Policinë, neni 39 paragrafi i 3 thotë se “Në rastet e lirimit, shkarkimit apo suspendimit të Drejtorit të Përgjithshëm, kryeministri menjëherë emëron njërin nga Zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm”. Pozitën e drejtorit të PK-së tani për tani është duke e mbajtur Zëvendës Drejtori, Naim Rexha. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit