Ish-ministri i Ramës: Qytetarë, ngrihuni kundër kësaj qeverie

Mos i humb

Nasip Naço, deputet i LSI-së dhe ish-ministër i Drejtësisë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër kësaj qeverie.

Përmes një komenti në rrjetet sociale, Naço shprehet se qytetarët kanë shumë arsye për të protestuar ditën e nesërme kundër pushtetit të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij virtytin më të madh ka papërgjegjshmërinë.

Ish-ministri i Drejtësisë ka një thirrje edhe për qytetarët e qarkut të Beratit, nga ku edhe doli deputetit i LSI-së në zgjedhjet e 25 qershorit.

Komenti i Nasip Naços

Të gjithë së bashku nesër të protestojmë kundër një pushteti i cili virtytin më të madh ka papërgjeshmërine!

Të bashkojmë zërin kundër arrogancës së oligarkëve që po ju grabisin bukën e gojës, dinjitetin dhe shpirtin Shqiptarëve

Së bashku t’i themi mjaft më shkeljes me këmbë dhe mospërfilljes të atyre që kanë për detyrë të na ofrojnë një jetë më të mirë!

Qytetarët e qarkut të Beratit dhe gjithë Shqipërisë #Gati të #Protestojmë më datë #27Janar për t’iu rikthyer njerëzve besimin dhe shpresën për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve të tyre.

Ditën e nesërme në orën 12:00 opozita e bashkuar ka lajmëruar se do të mbajë një protestë të madhe kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pasi sipas saj, e ka zhytur vendin në varfëri si dhe ka shkelur më shumë se një herë Kushtetutën e Shqipërisë./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit