Kurdët e Afrinit kërkojnë që Siria t’i mbrojë nga Turqia

Mos i humb

Autoritetet kurde në enklavën veriore të Afrinit, në Siri, i kanë bërë thirrje trupave siriane për të mbrojtur kufirin e rajonit, pasi ofensiva turke vazhdon të veprojë atje.

Ata thanë se “synimi i këtij agresioni nga ana e Turqisë, është të shkurtojë tokën siriane, duke zënë Afrinin”.

Forcat e udhëhequra nga Turqia filluan sulmet e tyre në Sirinë veri-perëndimore të shtunën. Ankara i konsideron luftëtarët kurdë YPG në Afrin si terroristë dhe thotë se ata janë të lidhur me guerilët kurdë të PKK që veprojnë në Turqi.

48 rebelë të mbështetur nga Turqia dhe 42 luftëtarë të YPG-së janë vrarë gjatë luftimeve që nga e shtuna, thotë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorimi në Mbretërinë e Bashkuar./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit