‘Ishalla e mbarojmë shpejt se nuk presin çunat’, zbardhen bisedat mes Dumanit dhe vrasësit me pagesë

Mos i humb

672 telefonata mes porositësit Nuredin Dumani dhe vrasësve me pagesë, Besian Xhixha dhe Enver Dida kanë mjaftuar për të planifikuar vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës më 27 prill, edhe pse në fund rezultoi që plani nuk shkoi siç duhet.

Vëllezërit Haxhia u vranë, por autorë nuk ishin Besian Xhixha dhe Enver Dida, pasi ky i fundit rezultoi me COVID dhe për vrasjen u angazhuan Altin Ndoci dhe Klevis Alla.

Në dosjen e publikuar nga gazetari Rusta thuhet se Nuredin Dumani dhe Besian Xhiha kanë komunikuar me njëri-tjetrin 4 herë, nga data 16 prill deri në 27 prill, ditën e vrasjes.

Ndërkohë, dy vrasësit e punësuar Besian Xhixha dhe Enver Dida kanë pasur telefonata më të shpeshta, plot 668 herë me njëri tjetrin, për të folur mbi planet e ekzekutimit.

Mes porositësit Nuredin Dumani, Besian Xhixha vrasësi me pagesë dhe Klevis Alla, i penduar i drejtësisë ka pasur edhe një drekë në një restorant në mbikalimin e Fushë Krujës.

Nga sa mësohet, Besiani ka deklaruar se “ishalla i ikën shpejt COVID-i Verit”, (i referohet Enver Didës) teksa Dumani ka deklaruar “ishalla e mbarojmë shpejt këtë punë se nuk presin çunat”, pa përmendur se cilët çuna.

Dumani u ka dhënë 2 vrasësve të punësuar një kapar prej 5 mijë euro, por duke qenë se njëri prej tyre u infektua me COVID, u anulua si plan, për të kaluar te plani B. U vendos që vrasja të kryet nga Nuredin Dumani, Talo Çela dhe Altin Ndoci dhe Klevis Alla, këto dy të fundit të arrestuar. Objektivi ka qenë që të vritej vetëm Besmir Haxhia dhe jo Viktor Haxhia.

Në dosjen e publikuar flitet edhe për një drekë mes porositësit Nuredin Dumani, Besian Xhixha vrasësi me pagesë dhe Klevis Alla, i penduar i drejtësisë.

Nga sa mësohet, Besiani ka deklaruar se “ishalla i ikën shpejt COVID-i Verit”, (i referohet Enver Didës).

Gjatë drekës, Nuredin Dumani ka deklaruar “ishalla e mbarojmë shpejt këtë punë se nuk presin çunat”, pa përmendur se cilët çuna.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit