“Vrasës i pamëshirshëm” zgjidhet Presidenti i ri i Iranit!

Mos i humb

Kleriku 60 vjeçar Ebrahim Raisi do të jetë drejtuesi I ri I Iranit I cili do të udhëheq vendin për 4 vitet e ardhshme.

Ai është një emër I njohur jo vetëm për iranianët, por edhe për vendet e perëndimit. Raisi është përgjegjës për masakrimin e mijëra të burgosurve politikë në vitet e tetëdhjeta dhe njihet si një vrasës I paskrupullt.

Kleriku garoi në zgjedhjet presidenciale të Iranit në vitin 2017, por e humbi garën ndaj politikanit më të moderuar, Hassan Rohani.

Në këto zgjedhje, klerikët udhëheqës iranianë u akuzouanh se ia shtruan rrugën Raisit për të dal fitues në zgjedhjet presidenciale të 18 qershorit duke skualifikuar nga pjesëmarrja shumë kandidatë të moderuar dhe reformistë.

“Do t’ua presim gishtat, jo, do t’ua presim duart të korruptuarve”, dëgjohet duke thënë Raisi në një video. Shefi i sistemit gjyqësor të Iranit njihet për gjuhën e ashpër që e përdor. Aktivistët politik në iran thonë se Raisi njihet si vrasës.

Si gjykatës, Raisi ka dënuar me vdekje mijëra kundërshtarë dhe të burgosur politikë gjatë ekzekutimeve masive të viteve 80. Ai u ngrit shpejt në sistemin e drejtësisë pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Kritikët shprehen se “Ai dhe ekipi i tij u futën në sistemin gjyqësor me qëllim të mënjanimit të kundërshtarëve. Ata dëshironin që ta lehtësonin procesin e ndjekjes penale pa procedurat e duhura.”

Raisi ishte vendosur në listën e të sanksionuarve nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për vrasjet në vitet 80. Besohet se ai vlerësohet lart nga ushtria iraniane dhe nga lideri suprem, Ayatollah Khamenei, i cili më 2019 e emëroi atë shef të sistemit të drejtësisë në Iran.

Analistët kanë sugjeruar se një fitore për Raisin do të sinjalizonte rritjen e linjës së ashpër kundër Perëndimit, që do të shkonte në dëm të pragmatistëve, siç është Rohani, i cili ka qenë arkitekti kryesor i marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, ku kufizohet programi bërthamor i Teheranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit