“Ishte listë e mbyllur me 4 emra”, Balla: Nuk e shkelëm marrëveshjen për Presidentin, por PD nuk mund të imponojë

Mos i humb

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i hodhi poshtë akuzat e bëra nga homologu i tij, Enkelejd Alibeaj për sa i përket marrëveshjes së arritur për emrin e Presidentit.

Balla theksoi se PS nuk do të propozojë asnjë emër deri ne raundin e 4 dhe se i qëndron marrëveshjes.

Sakaq Balla ka shtuar se PD nuk mund të bëhet imponuese me listë të mbyllur dhe të kërkojë nga mazhoranca që të zgjedh nga ajo listë.

“Rreth 10 ditë më parë nuk kemi thënë se do kenë të drejtë të propozojnë. Por jo listë e mbyllur.

Kemi zgjedhur kaq ti zgjidh kaq.

Jo sill një listë dhe i diskutojmë. Por ne do vazhdojmë të presim.

Ne do vazhdojmë të dialogojmë me grupet parlamentare.

Nuk e gjej me vend që PD të ketë marr vendimin të insistojnë për variantin që vlen për avokatin e popullit. Ajo nuk pranohet. Dhe kjo nuk ka ndryshuar, marrëveshja nuk është e shkelur. Të jetë një listë e mbyllur me 4 kandidatura.

Është negociatë dhe jo detyrim. Nuk ia japim asnjë partie politike. Rama ka qenë i drejtpërdrejtë që tha , ne përjashtojmë një President nga salla e parlamentit.” tha Balla.

Për sa i përket reformës territoriale dhe asaj zgjedhore, Balla theksoi se ka humbur shumë kohë kot, ndaj PS shprehet e gatshme të ulet në Komisionet përkatëse.

“Në mes të shkurtit në miratuam ngritjen e Komisionit.

Kanë kaluar më shumë se 3 muaj. Kemi pritur dhe koha e humbur ka ikur kot.

Në seancën më të parë do miratohen emrat dhe për dy ditë do fillohet punë.

Kemi shumë punë për Zgjedhoren dhe shumë hulumtime për reformën Territoriale.

Kështu që ne jemi dakord. E përshëndes faktin që opozita do sjelli emrat.” tha Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit