Ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, arrestohet 40-vjeçari. U kap duke u larguar nga Shqipëria

Mos i humb

Një 40-vjeçar i identifikuar me inicialet A.M., banues në Durrës është kapur nga policia kufitare Muriqan pasi ishte shpallur në kërkim.

Ai u kap teksa po largohej nga Shqipëria pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës.

Më datë 13.03.2022, shtetasi E. K., 57 vjeç, banues në Kosovë, ka bërë kallëzim se 40-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, i ka vjedhur me dhunë disa dokumente dhe shumën 850 euro.

Ky shtetas iu dorëzua strukturave të Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit