SHBA po përgatit një plan për mbrojtjen e naftës në Siri

Mos i humb

Senatori republikan Lindsey Graham tha se Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) po përgatit një plan për të mbrojtur burimet e naftës në Siri.

Graham ishte një nga 10 senatorët që mori pjesë në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-ve gjeneralin Mike Milley.

“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Milley po përgatit një plan për të parandaluar që nafta në zona të caktuara të Sirisë të kalojë nën kontrollin e DEASH-it ose Iranit”, tha Graham duke theksuar nevojën për mbrojtjen e burimeve të naftës në Siri.

Ai nuk ka ndarë informacione të detajuara lidhur me planin, ndërkohë që sipas lajmeve në mediat amerikane pretendohet se një brigadë e blinduar e përbërë prej 30 tankesh Abrams do të dërgohet për mbrojtjen e fushave të naftës në fjalë.

Nëse realizohet plani në fjalë, thuhet se do të sigurohet një rritje e rëndësishme në fuqinë e zjarrit të SHBA-së kundër Rusisë dhe regjimit sirian në rajon.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit