Ismaili: Qytetarët nuk do të blejnë më barna me çmime të larta

Mos i humb

 

 

Ministria e Shëndetësisë së bashku me Demokracia Plus kanë organizuar një tryezë diskutimi në të cilën është diskutuar për Draftin e Udhëzimit Administrativ për përcaktimin e çmimeve të barnave dhe pajisjeve medicinale në të cilën u tha që  në bazë të këtij drafti do të arrihet rregullimi i çmimit të barnave në të gjithë vendin.

Në këtë tryez diskutimi Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, tha që qytetarët e vendit tonë nuk duhet më të blejn barna me çmime të larta siç kanë blerë dikur dhe që mekanizmi për rregullimin e çmimit të barnave është rregull të cilin nuk duhet ta përjashtojmë.

“Organizata Botërore  Shëndetësore e mjekësis ka vënë ekspertizen e tyre natyrisht për të pasur një draft. Mundesia ligjore reale për me parandalu janë shumë të vogla, e rëndësishme është ta kemi një bazë.Ky draft do t’i mundësoj qytetarëve tanë që më të mos blejnë barna me çmime të larta siç kanë qenë duke blerë dikur dhe ky mekanizëm për rregullimin e barnave është rregull të cilin nuk duhet ta përjashtojm asesi”, tha Ministri Ismaili

Ndërsa Saranda Ramaj, gazetare e KTV-së e cila që një kohë te gjatë është marr me hulutimin e kësaj fushe ,tha që është abuzuar buxheti publik, dhe që tregu privat e ka shfrytëzur bazën ligjore për rritjen e barnave ku në të cilen janë dëmtuar miliona euro.

“Është abuzuar buzheti publik, janë blerë 200 produkte me çmime abuzive nga Ministria e Shëndetësisë. Rritja e çmimev është rrit 100%. Këto produkte rrezikojn që t’i determinojn çmimet në tregun privat. Tregu privat e ka shfrytëzu hapësirën e bazës ligjore për rritjen e çmimeve të produkteve, gjë e cila ka dëmtuar miliona euro”, u shpreh Rama .

Arjanit Jakupi nga Projekti “Kosova Jobe” tha që qëllimi i këtij drafti është të rregulloj çmimin e banave dhe nëse një produkt nuk është i regjistruar në vendet e rajonit ato produkte do të merren në vendet e tjera si Slloveni, Çekia .

“Udhëzimi Administrativ ka për qëllim të rregullojë çmimin e barnave, dhe çktimin e një çmimi fiks për rimbursim.Nese nje produkt nuk është i regjistruar në vendet e rajonit ato do të merren nga Sllovenia Çekia dhe Bullgaria. Shumica e shteteve i kanë margjinat regresive varësisht nga çmimi”, tha Jakupi në këtë tryezë diskutimi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit