Turqia kritikon thirrjen e “motivuar politikisht” nga APKE

Mos i humb

 

 

Turqia ka kritikuar thirrjen e “motivuar politikisht” nga komiteti monitorues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE) për shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen më 24 qershor.

“Kjo deklaratë e motivuar politikisht e komitetit monitorues të APKE-së është në kundërshtim me parimet themelore të sovranitetit dhe demokracisë”, tha Hami Aksoy, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë përmes një deklarate me shkrim.

Në deklaratë, Aksoy duke iu drejtuar komitetit monitorues të APKE-së tha se, “Kjo poashtu injoron vendimin e Asamblesë Kombëtare Turke, e cila pasqyron vullnetin e popullit tonë”.

Komentet e tij erdhën pasi komiteti monitorues i APKE-së dje i bëri thirrje Turqisë të shtyjë zgjedhjet e parakohshme të 24 qershorit, duke pretenduar se Turqia nuk po përmbushte kriteret e BE-së.

Këshilli i Evropës i kërkoi Turqisë të shtyjë zgjedhjet e saj të parakohshme për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për herë të parë më 20 korrik të vitit 2016, pas grusht shtetit të dështuar nga organizata terroriste FETO, e cila la të martirizuar 250 persona dhe rreth 2.200 të plagosur.

“Në shumë vende, zgjedhjet u mbajtën gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Shembulli më i fundit i kësaj janë zgjedhjet franceze të mbajtura në vitin 2017”, tha Aksoy.

Duke e quajtur deklaratën e APKE-së “të anshme”, ai tha se ajo ishte një “shembull i ri për trajtimin e dy standardeve ndaj Turqisë”.

“Kjo qasje, e cila i mundëson Saleh Muslimit, kreut të PYD-së, degës siriane të grupit terrorist të PKK-së, të marrë fjalën nën ombrellën e APKE-së… nuk ka autoritetin për të dhënë një mësim demokracie për vendin tonë”, theksoi Aksoy.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit