Itali/ Kontrabandoi 500 litra raki nga Shqipëria, arrestohet shoferi

Mos i humb

Në kuadër të luftës ndaj trafikimit të paligjshëm në portin e Barit, zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve, së bashku me efektivët e Guardia di Finanza, kanë sekuestruar brenda një autobusi 500 litra raki të ardhura nga Shqipëria.

Nga kontrolli i imtësishëm, rezultoi se sasia e alkoolit e ndarë në 85 bidonë plastikë, ishte e fshehur pas një dhomëze e cila hapej me mekanizëm metalik.

Shoferi shqiptar i autobusit u ndalua nga policia me akuzat e kontrabandës, transportit të produkteve me akcizë dhe për transportimin e produkteve pa autorizim.

Autoritetet vendosën edhe bllokimin e autobusit për tre muajt e ardhshëm.


Mostra të rakisë mësohet se po analizohen nga laboratori i doganës së Barit, për të vlerësuar klasifikimin dhe fortësinë alkoolike, dhe nëse në përbërje të saj ka substanca që rrezikojnë shëndetin e njeriut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit