Italia në 24 orët e fundit ka raportuar 165 vdekje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 30.560 numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departmenti i Mbrojtjes Civile i Italisë konfirmoi se kulmi i shpërthimit ka kaluar, por ekspertët vazhdojnë të paralajmërojnë se një relaksim i rregullave në fazën e dytë të emergjencës mund të shkaktojë një rikthim në ngjitjet e virusit.
Raporti i infeksionve aktive të koronavirusit shënoi një rënie me 1.518 raste, duke shkuar në 83.324, ndërkohë shërimet vazhduan të rriten duke shkuar në 105.186.
Epiqendra e shpërthimit në Itali mbetet rajoni i Lombardisë, ku viktimat vazhduan të rriten, duke arritur në 14.986, shifër e cila paraqet pothuajse gjysmën e numrit të viktimave në vend.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.
Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, numri i të infektuarve me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4 milionë, me mbi 280 mijë të vdekur dhe pothuajse 1.4 milionë të shëruar.


