Itali: Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në periudhën një-ditore

Mos i humb

Italia ka raportuar 534 vdekje të reja të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë italiane në konferencën e përditshme të marten.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend ka shkuar në 24.648, sipas platformës Worldometer.

Italia gjithashtu ka raportuar edhe 2,729 të infektuar përgjatë një dite. Shifrat totale të të prekurve në vend kanë arritur në 183.957.

Shteti evropian gjithashtu ka vazhduar me ritmin e njëjtë të testimeve. Personeli mjekësor në Itali ka kryer 52.126 teste për diagnostikimin e Covid-19 përbrenda natës.

Vendi i Gadishullit Apenin pësoi ngritje të numrit të vdekjeve, pas një jave rresht rënie të jetëve të humbura nga virusi pandemik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit